TIRANË - Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka shkruar sot në Facebook një ESE, dedikuar situatës së drejtësisë në vend. Pas komenteve të shumta të pakënaqësisësë avokatit të njohur rreth kësaj fushe, sot Ngjela ka analizuar jo vetëm gjykatat, por dhe prokurorinë e korruptuar, që deri tani ka dhënë shenja se do ta deformojë hetimin e korrupsionit galopant të vjedhësve, që kanë punuar sikur të kenë qenë në shtëpinë e tyre. Iu ka qenë mbushur mendja se do të ishin shumë afatgjatë në pushtet, sepse besonin te manipulimi i votave nga Sali Berisha.", thekson Ngjela.

"Kjo Prokurori, në rrafsh kombëtar, është e dominuar edhe nga forca e pushtetit politik që ka ikur, por që ka mbetur te Presidenti i Republikës; edhe nga forca e parasë, që sigurisht se vjen nga poshtë".

Nga ana tjetër, sipas Ngjelës, të dy kreret e institucioneve, Presidenti i Republikës dhe Prokurori i Përgjithshëm, nëse vërtet do të shpallet një reformë me një doktrinë, e cila detyrimisht do t’i bëhet transparente opinionit publik, duhet të japin dorëheqjen, sepse ajo është e vetmja mundësi e tyre për të mos qenë të implikuar në situatën korruptive dhe kriminale, që sapo është rrëzuar me 1 000 000 vota… Nëse nuk do të bëhet kjo reforme ligjore, jam i bindur se çështja do të degradojë"

ANALIZA E PLOTË E SPARTAK NGJELËS:

Nje ESE per…
Ka filluar goditja penale. Ne fakt kjo pritej, sepse maxhorances aktuale, nese nuk do te denoconte krimin, do t’i humbiste krejt fuqia, dhe ne Shqiperi do te fillonin levizjet. Shqiptaret jane te ngarkuar emocionalisht kunder korrupsionit dhe krimit, dhe per kete kane votuar masiivisht kunder Sali Berishes. Prandaj, Prokuroria eshte inonduar nga denoncimet qe po bejne qeveritaret e rinj nga hetimi i dokumentacionit qe gjendet ne analet e dikastereve qendrore. Korrupsioni ka qene i madh, dhe vjedhesit kane punuar sikur te kene qene ne shrtepine e tyre. Iu ka qene mbushur mendja se do te ishin shume afatgjate ne pushtet, sepse besonin te manipulimi i votave nga Sali Berisha. Edhe ky vete, ketu e ka pase mbeshtetur forcen dhe shpresen e tij. Por koha e solli qe vershimi shqiptar nuk e perfilli manipulimin berishian me njeqind apo me dyqind mije vota. Tani gjithcka eshte sheshit, dhe Prokuroria nuk ka nga t'ia mbaje ne kete fillim. Por, ky eshte vetem fillimi, sepse Prokurori i Pergjithshem eshte i Saliut. Cfare do te ndodhe?
Ne fakt ketu fillon analiza...
Prokuroria eshte sigurisht e korruptuar ne te dyja drejtimet qe ne fakte jane dy trysni qe vijne si pushtete: pushteti politik dhe pushteti i parase. Domethene kjo Prokurori, ne rrafsh kombetar, eshte e dominuar edhe nga forca e pushtetit politik qe ka ikur por qe ka mbetur te Presidenti i Republikes; edhe nga forca e parase qe sigurisht se vjen nga poshte. Prandaj, pyetja qe ngrihet ne kete rast eshte kjo: a do t'i rezistoje Prokuroria ketij tundimi qe i vjen nga parate dhe frika nga pushteti i Presidenti i Republikes dhe nga Prokurorit te Pergjithshem? Une mendoj se nuk do te kete mundesi qe Prokuroria e sotme t’i hetoje normalisht keto ceshtje. Shenjat e deritanishme jane se ajo do ta deformoje hetimin, dhe, me hetim te deformuar, do t'i dergoje ceshtjet ne Gjykate, e cila, duke qene edhe ajo e korruruptuar, do t'i pushoje ceshtjet per “mungese provash”, ose do te jape pafajsi serish me kete motivacion: "nuk ka prova te mjaftueshme". Nuk mund te kete logjike tjeter vec kesoj, nese do te kujtohemi se, te gjitha ceshtjete qe ka hetuar Prokuroria Shqiptare kunder personaliteteve te larta, keshtu jane degraduar. Edhe kete here nuk ka sesi te ndodhe ndryshe. Nga kush do te kene frike: a mund te ndeshkohen gjyqtaret me kete KLD dhe me kete Minister Drejtesie? Kurre. A mund te detyrohen prokuroret e rrretheve gjyqesore qe te hetojne normalisht? Kurre nuk mund te ndodhe kjo, sepse ata ne fakt do te marrin edhe pará per sherbimet qe do te bejne, sepse ministrant dhe drejtoret qe do te denoncohen, sigurisht qe kane shume para. Kur gjyqtaret dhe prokuroret jane te mbrojtur politikisht ata, si sherbim, kane edhe te drejten te marrin shume pará nga te korruptuarit e kapur. Ne fakt ky eshte krimi i organizuar shqiptar sot, te cilit, nuk mund t'i behet balle perpara sesa te behet nje reforme qe nga Presidenca e deri te Prikuroria e Pergjithsme. Dhe reforma duhet te jete e Thelle; dhe kete duhet ta dije mire e ta shohe edhe Presidenti i Republikes, edhe Prikurori I Pergjithshem, edhe KLD-ja. Por deri tani, nuk ka asgje, dhe, Pjesen Natyrore te Shtetit e ka ne dore korrupsioni i rrezuar nga pushteti politik por jo nga pushteti juridik. Nuk duhet te harrohet kurre, se, pushteti juridik, ne nje sistem si ky yni, eshte me i fuqishmi; por kur kete e ka kapur dhe e drejton krimi, si rregull, ndaj tij nenshtrohet edhe pushtei politik. Prandaj duhet urgjentisht te filloje te shpallet doktrina ligjore e reformes shqiptare ne sistemin legal. Nga ana tjeter, te dy kreret e institucioneve, Presidenti i Republikes dhe Prokurori i Pergjithshem, nese vertet do te shpallet nje reforme me nje doktrine, e cila detyrimisht do t’i behet transparente opinionit publik, duhet te japin doreheqjen, sepse ajo eshte e vetmja mundesi e tyre per te mos qene te implikuar ne situaten korruptive dhe kriminale qe sapo eshte rrezuar me 1 000 000 vota… Nese nuk do te behet kjo reforme ligjore, jam i bindur se ceshtja do te degradoje ashtu sic e shpjegova ne kete ESE.

ngjela

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)