Ngjela: Pse u bashkuan Rama-
Basha-Berisha,më i urryeri është ..

Ngjela: Pse u bashkuan Rama-<br />Basha-Berisha,më i urryeri është ..
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke shënjestruar tre politikanët Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Në faqen e tij në “Facebook”, Ngjela shkruan se bashkimi i Ramës me Berishën dhe Bashën jep në Shqipëri shkatërrimin  e ligësisë në qeverisje.

Sipas tij, këta tre politikanë nuk do të ishin bashkuar kurrë, se mbanin njëri-tjetrin, ngaqë Rama nuk mund të fitonte dot vetë kurrë pushtet, nëse përballë nuk do ishte Berisha, që është sot një njeri i urryer në vend.

Më tej, në analizën e tij të  radhës, avokati kritik shkruan se Saliun e rrëzuan amerikanët në muajin maj, ndërsa pa të nuk ka as Ramë, duke shtuar se pikërisht ky është sekreti i bashkimit të plotë të tyre.

Postimi i plotë i Ngjelës:
 Shoqëritë e dominuara nga krimi dhe ligësia e qeverive, si rregull kanë shpëtuar, kur ligësia çjerr çdo maskë dhe bashkohet.
Kështu ndodhi edhe në Shqipëri: bashkimi i Ramës me Berishën dhe Bashën jep edhe në Shqipëri shkatërrimin e ligësisë në qeverisje.
l.
Këta të tre nuk do ishin bashkuar kurrë, se mbanin njëri-tjetrin, ngaqë Rama nuk mund të fitonte dot vetë kurrë pushtet, po të mos rrinte përballë tij Sali Berisha, që është sot një njeri i urryer në Shqipëri.
Por Saliun e rrëzuan amerikanët në muajin maj. Kurse pa Saliun nuk ka Ramë. Ja ky është sekreti i bashkimit të plotë të tyre. Falsitetin e konfliktit të tyre sot e kuptojnë dhe fëmijët.
Prandaj u bashkuan në muajin maj: që të përballojnë amerikanët, dhe të njëjtën devizë kanë.
Por Rama duket si i dyzuar, se kuptohet që është kapluar nga frika kundrejt amerikanëve.
A do t'i tolerojë politika amerikane këta të tre?
Pamundësi absolute.
ll.
Në funksion të interesit shumë të madh që ka politika amerikane për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, pas eliminimit të beogradasve Berisha dhe Basha në Shqipëri, tani ajo duhet t'i verë drunë Edi Ramës sepse është bashkuar me antireformën në Shqipëri.
Arsyet e bashkimit janë unifikimi i ligësisë.
A mundet që ky bashkim ta ndalojë procesin e nisur në Reformën në Drejtësi?
Reforma në Drejtësi është shpresa e madhe shqiptarëve për jetën e tyre. Të gjitha të tjerat janë fjalë kot.
Për të shmangur Reformën në Drejtësi Rama bën sikur po merret me dy reforma të tjera: në administrim dhe në zgjedhje.
Si ka mundësi të ketë reformë administrative në një shtet që nuk ka drejtësi?
Si mund të ketë reformë elektorale kur nuk ka gardian që garanton zgjedhjet e lira?
Të dyja këto pseudoreforma që po inicion Rama dhe Basha janë vënë në akt politik sot për të shmangur Reformën në Drejtësi. Shpejt do dëgjoni që do t'i ndalojnë për t'i vijuar pas Reformësnë Drejtësi.
Por, a e di politika amerikane dhe ajo europianoperëndimore këtë?
Edhe nëse nuk e di duhet ta kuptoje që të tre këta janë në bashkim antireformë. Nuk realizojnë dot gjë, por është mirë që, ashtu siç iu tregua vendi Berishës t'i tregohet vendi edhe Ramës, se koha nuk pret më: shqiptarët janë të lodhur nga këta të korruptuar që urrejnë shqiptarët.
lll.
Ardhja e Ramush Haradinajt në Kosovë sigurisht që është preludi i pastrimit të antishqiptarizmit beogradas edhe në Shqipëri.
Në këta dy muaj që vinë shqiptarët presin rezultatet e Reformës. Dhe ato do të vinë patjetër.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve