Ngjela: Rama skllav i çiftit Berisha
-Meta, po të mos ishte politika amerikanë

Spartak Ngjela akuzon ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta si vjedhësit e shqiptarëve. Ai ka shkruajtur dje në Facebook se “Kanti argumentoi: Ne e dimë që ne jemi të lirë, sepse ne kemi lindur nga ligji moral”, teksa ngre pyetjen: “a mund të thuash se vjedhësit tanë, që kanë qeverisur Shqipërinë në dy dekadat e fundit, kanë lindur nga ligji moral”. “Ky Meta dhe ky Berisha, nga ligji moral ka lindur? Jo. Këta janë abuzues, që po bllokojnë zhvillimin e mirëqenies shqiptare”, vijon Ngjela. Sipas tij, kryeministri Edi Rama, “do të vërtitej si një skllav i çiftit Berisha-Meta”, po të mos ishte politika amerikanë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)