Aleati i PS në koalicionin opozitar, kreu i PLD, Spartak Ngjela, shprehet se ka bërë marrëveshje me Edi Ramën që ai pas zgjedhjeve të jetë ministër i kabinetit të ri qeveritar.
Ngjela shprehet se Rama ka detyrim ta bëjë publike këtë marrëveshje para zgjedhjeve, në të kundërt ajo konsiderohet e prishur.
Unë kam një marrëveshje me zotin Rama, ku kam pranuar për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeverisës. Është i detyruar ta shpallë atë, nuk është se e pres unë.
Ne për këtë kemi rënë dakord, që ai ta shpallë marrëveshjen para zgjedhjeve dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Ngjela një ditë më parë në shtypin e shkruar.
/Shqiptarja.com