Ngjela: Saliu thirri në ndihmë
rusët për të shpëtuar paratë

Ngjela: Saliu thirri në ndihmë<br />rusët për të shpëtuar paratë
Avokat Spartak Ngjela ka akuzuar dje ish-kryeministrin Sali Berisha se synonte të realizonte revolucionit demokratik në Shqipëri, me anë të 400 oficerëve rusë, me qëllim që të shpëtonte paranë që iu ka vjedhur shqiptarëve. “Franc Kafka na ka thënë: “Duhet të shpërtheni kufijtë tuaj”. l. Ne shqiptarët duhet të shpërthejmë kufijtë tanë që janë kllapat e rënda që na ka vënë korrupsioni, në mënyrë që të fitojmë lirinë dhe mirëqenien tonë individuale. Kufiri i fundit që duhet shkallmuar është korrupsioni.

Ky do të shpërthejë; dhe të gjithë ata që mendojnë ta frenojnë, do të hidhen në erë bashkë me korrupsionin. Ashtu sikundër që e pësoi Saliu. E shihni si hesht? E kapën amerikanët me provat e destabilizimit të dhunshëm të Shqipërisë. Ky njeri donte të shpëtonte paranë që iu ka vjedhur shqiptarëve, duke krijuar një tragjedi shqiptare me ndihmë të rreth 400 oficerëve rusë të hyrë në Shqipëri, me pikësynim tezat e “revolucionit demokratik” që Saliu dhe Lulzimi iu kërkuan shqiptarëve nga çadra e tyre vrastare”, shkruan Ngjela në Facebook.

Avokat Spartak Ngjela thotë se gjatë këtij dimri do të nisë goditja personale e të korruptuarave. “Shpërthimi i kufijve hermetikë të korrupsionit shqiptar është një gjë e sigurt tani. Por vendosja e drejtësisë shqiptare, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri, është proces. Por është një proces i cili, për nga specifikat e tij, do të mbartë me vete injektimin e optimizmit shoqëror në Shqipëri. Vjeshta do të jetë fillimi i procesit; kurse në këtë dimër fillon goditja personale e atyre që kanë grabitur paratë e shqiptarëve.

Do t’i shihni!”, shkruan Ngjela. Ai shton se shqiptarët të dëbuar nga atdheu i tyre për të gjetur të ardhmen, do të fillojnë të mendojnë se e vetmja e ardhshme e sigurt për ta është atdheu i tyre. |A mund ta frenojë këtë partishmëri bashkimi i të gjithë korrupsionit shtetëror shqiptar në një unitet të përbashkët antireformë?

Kjo është pamundësi absolute. Forca e tyre është sot një element i papërfillshëm për politikën amerikane. Ata që nuk i janë kundërvënë deri tani kësaj politike, duhet t’i qëndrojnë kësaj rruge. Se kjo është më e mira për ta. Politika amerikanë e ka shprehur qartë: “në i jemi zotuar shqiptarëve se do ta zhbëjmë korrupsionin në Shqipëri.””, thotë Ngjela.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)