Ngjela:SHBA kërkon arrestimin
e Kryemadhit,dhe 10 deputetëve

Ngjela:SHBA kërkon arrestimin<br />e Kryemadhit,dhe 10 deputetëve<br>
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar në profilin e tij në “Facebook” duke shkruar se Sali Berisha dhe trimat e tij janë fshehur nga frika në bodrume, ata i kanë hedhur dorezën amerikës, asnjë prej tyre nuk duhet falur madje i quan banditë.

Sipas Ngjelës edhe Edi Rama është në tension dhe mendon të shkoj në Uashington për të thënë jo, por nuk do e dëgjojnë.

Avokati kërkon që të mos bëhet asnjë lëshim për bandat që kanë grabitur shqiptarët.

Reagimi i plotë:

Saliu dhe trimat e tij kanë futur kokën strukur nëpër bodrume.

Kërkohet dhe arrestimi i Monikës.

Rama është në tension, dhe mendon të shkojë urgjent në Uashington që të thotë jo. Mund të jetë nisur, por nuk duhet t'ia varin. Asnjë lëshim nuk u duhet bërë bandave që kanë grabitur shqiptarët, edhe duan t'i vënë zjarrin Shqipërisë që të ikin me gjitha paratë e vjedhura.

Por e ka kot Rama. Amerikanët duhet të veprojnë në mënyrë drastike se këta bakalaro duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Saliu me hordhitë e tij i kanë hedhur dorezën Amerikës.

Asnjë nga ata banditë nuk duhet falur, se, mbi të gjitha, kanë shkelur ligjin dhe kanë fyer popullin Shqiptar.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike