TIRANË - Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka reaguar mbrëmë në faqen e tij në Facebook mbi fushatën zgjedhore, për të qartësuar lexuesit e tij se çfarë duhet të zgjedhin. Për Ngjelën, kolacionetv në garë kanë ndryshime diametralisht të kundërta; njëri koalicion sjell progres, ndërsa tjetri regres, që “qeveria qeveris pak dhe synon të uzurpojë dhe shtrijë në kohë tentakulat infektive” apo se “metamorfoza demokratike është konsumuar totalisht dhe shqiptarët nuk duhet të lejojnë instalimin e diktaturës berishiane”.
KOALICIONET; NJËRI PROGRES, TJETRI REGRES
Pasi ka bërë një parantezë, ku shkruan” “Miqtë e mi, së fundmi politika është duke ju pozicionuar përballë dy kualicionesh diametrikisht të kundërta, ku ju duhet të përzgjidhni midis alternativës së majtë dhe asaj të djathtë”, - Ngjela shpjegon dhe sugjeron lexuesit e tij në rrjetin social se, “në fakt, kontraversaliteti nuk qëndron në etiketimin shabllon të termave të lartpërmendur, por ajo çfarë më obligon t'ju sugjeroj, është të diferenconi racionalisht votëbesimin tuaj midis alternativës, që prosperon progres dhe asaj që inkorporon regres”.
NJË QEVERI QË QEVERIS PAK, ME TENTAKULA INEFEKTIVE
“Një qeveri, e cila qeveris pak, ka finalizuar në kohë objektivën e vetë disiplinës njerëzore. Fakti që ende vazhdojmë të jemi pjesë e një amalgame teknikash inefektive eksperimentale, dëshmon se qeverisja aktuale jo vetëm nuk ka prodhuar efektivitetin tek masa, por tenton të uzurpojë dhe të shtrijë në kohë tentakulat infektive, të cilat tashmë kanë dekompozuar gjithë instancat ligjvënëse”, ka analizuar Ngjela.
MOS INSTALOJMË DIKTATURËN BERISHIANE
“Metamorfoza demokratike tashmë është konsumuar totalisht dhe shqiptarët kurrsesi nuk duhet të lejojnë instalimin e diktaturës berishiane, e cila ka tetë vjet që kap pas fyti lirinë institucionale dhe atë të individit”, thotë Ngjela.
TË NXJERRIM SHQIPËRINË NGA VORBULLA
“Prandaj, të nderuar miq, ju ftoj dhe ju kërkoj të iniciojmë objektivin e përbashkët, për të nxjerrë Shqipërinë nga vorbulla mbytëse në të cilën precipiton çdo ditë e më shumë”.
TË SJELLIM VËRTETËSISHT RILINDJE!
“Le të jetë 23 qershori oguri më i mirë i shpresës racionale që, të gjithë bashkë të sjellim vërtetësisht një Rilindje shqiptare!”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com