Sipas tij, pas Tahirit, Ramës do i kërkojnë të ndëshkojë edhe të tjerë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. "Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës. Pse? Ja, kjo është pyetja që duhet të ngrënë gazetaria shqiptare, e jo të merret vetëm me faktin. Nuk e kuptoni që gjithçka po ngrihet kundër Ramës?", shkruan Ngjela.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës
Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë. Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie.
I.
Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut.
Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013. Çfarë i duhej këtij kaqoli që të mashtronte perëndimorët, dhe të shkonte sa nga Stambolli në Moskë! Ndërkohë Gjermania dhe USA i dhanë 3 vjet kohë Ramës që të bënte reformën, por më pas e mbyllen si kapitull Ramën…. kuptuan qe nuk realizon dot reforma perendimore, qe ata i duan për të implementuar sistemin e vet demokratik në Shqipëri, në funksion të ngritjes së Shqipërisë si aleati i tyre kryesor në politikën për Ballkanin Perëndimor.
Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës. Pse? Ja, kjo është pyetja që duhet të ngrënë gazetaria shqiptare, e jo të merret vetëm me faktin. Nuk e kuptoni që gjithçka po ngrihet kundër Ramës?
Krimit shtetëror po i hiqet kallaji. Kot shqetësoheni; nuk ka më shpëtim. I mërzitur ishte dje edhe Basha. E kishin shpresën te Rama që të bllokonin Reformën në Drejtësi. Kalamaj këta që i solli në skenë historia e hidhur e Shqipërisë, por që tani janë drejt fundit. Kanë marrë fund të gjithë. Reforma në Drejtësi është ingredienti kryesor i forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët me ndihmën e politikës amerikane po shkojnë drejt bashkimit të tyre federativ; dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo shqiptarët të mposhtin korrupsioni galopant Rama-Berisha dhe klientët e tyre. Të gjithë antishqiptarët e korruptuar që kanë drejtuar këtë vend do të penalizohen. Partia Socialiste nëse nuk merr masa kundër Ramës dhe bandës së tij, do shkojë drejt shkatërrimit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Il.
Tani duhet të bëhet pyetja: a do të japë dorëheqjen Edi Rama? Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit. Saliu dhe Basha po i bëjnë thirrje të qëndrojë, mos e dëgjoni se çfarë thonë. Gramoz Ruçi që e bëri kryetar të Partisë pse Nano i kishte mbyllur telefonin, duhet ta rrëzojë këtë tarallak që rast pas rasti do të dalë shumë i implikuar dhe do jetë domosdoshmërisht objekt i SPAK-ut.
Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr. Kjo është arsyeja që, nëse Rama nuk jep dorëheqjen, duhet rrëzuar nga brenda, në të kundërt, të gjithë krerët e Partisë Socialiste janë të rrezikuar. Ishte gabim i Partisë Socialiste që mori një aventurier rrugësh dhe e bëri kryetar të saj. Por çdo gabim ka kosto. A do të jetë në gjendje Gramoz Ruçi që t’ia ulë koston e dëmit Partisë Socialiste, nëse Rama nuk jep dorëheqjen? Kjo duhet parë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)