Ngjela: Testi i Reformës në Drejtësi,
kreu i gjykatës së Lartë e Kushtetuese

Ngjela: Testi i Reformës në Drejtësi,<br />kreu i gjykatës së Lartë e Kushtetuese<br>
Avokat Ngjela shprehet se Kryeprokurorja e re Arta Marku është zgjedhur me bekimin e SHBA, ndërsa do të çojë përpara Reformën në Drejtësi. Përsa i përket paralajmërimeve të opozitës për protesta, ai thotë se populli nuk ngrihet, pasi politikanët janë të korruptuar.

Nuk shkon njeriu për të mbrojtur gjënë e vjedhur të tjetrit. Këta janë të korruptuar, por njerëzit po binden. Fryma e prokurorisë ka ndryshuar, prokurorja e re ka ardhur nga SHBA. Ajo ka mbështetjen e SHBA 100%.

Nuk e bën dot në cdo shtet që të takosh Kryeprokuroren direkt pas zgjedhje sikur e bëri ambasadori amerikan, por reformën po e bën SHBA. Politika amerikane u ka premtuar shqiptarëve goditjen e korrupsionit. Ai tregon se do ta çojë deri në fund”.

Testi i reformës për Ngjelën nuk është ekzekutivi, por gjyqësori. “68 prokurorët dhe gjyqtarët që janë radiografi janë më të fortë se kryeministri shqiptar. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kushtetuese, Apelit janë të fortë sa Rama. Por ata janë të dorëzuar.

Kush pyet për arrestimin e kryeministrit? Sot janë, nesër nuk janë. Kryetari i Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese përbën lajm. Këtu është testi. Nëse do të kishte prokuror të përgjithshëm këta do i kishe me çorape najloni, njerëz të ndershëm për popullin” tha ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli publikon momentin e ëmbël me vogëlushen Luna Mari

Luiz Ejlli publikon momentin e ëmbël me vogëlushen Luna Mari