Ngjyroset Gjanica...jo fenomen
natyror...por katastrofë mjedisore

FIER - Një pamje sa e çuditshme dhe e pazakontë është shfaqur në lumin e Gjanicës në Fier. I gjithi i shndërruar në ngjyrë bojëqielli të ndezur. Do të ishte një panoramë e rrallë nëse do të bëhej fjalë për ndonjë fenomen natyror, por ajo që vërtetë ndodh në Gjanicë është një katastrofë mjedisore.
 
E gjithë kjo panoramë është pasojë e mbetjeve që derdh në lumë uzina e rafinerisë së naftës në Ballsh.

Për fierakët ndotja në lumin e Gjanicës dhe ndryshimi i ngjyrës së tij nuk është një fenomen i panjohur, por asnjë herë më parë lumi nuk kishte marrë këtë ngjyrë në të gjithë rrjedhën e tij. 

lumi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'