Ngordh Lolita, Balena që jetoi një gjysmë shekulli në robëri! Për pak muaj do lihej e lirë në ujërat e oqeanit

Ngordh Lolita, Balena që jetoi një gjysmë shekulli në robëri! Për pak muaj do lihej e lirë në ujërat e oqeanit

Balena Lolita ne Seaquarium, Miami

 

Mediet kryesore, përfshirë Neë York Times kanë shkruar për humbjen këtë të premte të Lolitës, balenës që jetoi për më shumë se 50 vjet në një akuarium detar të Miamit, duke argëtuar vizitorët. Shëndeti i balenës, e cila thërritej gjithashtu me emrin Toki dhe Tokitae, siç shkruajnë në faqen zyrtare të Miami Seaquarium, ishte përkeqësuar ditët e fundit, për shkak të problemeve të veshkave.   

“Toki ishte një frymëzim për të gjithë ata që mundën ta dëgjojnë historinë e saj, e veçmas për kombin Lummi që konsideronte si familja e saj. Ata që kanë pasur nderin e privilegjin të kalojnë kohë me të do ta kujtojnë përgjithmonë shpirtin e saj të bukur” shkruan stafi më tej .

Nën presionin protestave të  shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kundër ‘Seaquarium’, zyrtarët kishin njoftuar se Lolita, e cila ishte tashmë 57-vjecc do të kthehej në oqean brenda disa muajve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot