Napolon Harizi është 35-vjeçari i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Përmetit, teksa akuzohet për vrasjen e shpendëve dhe të kafshëve të tjera.

Sipas informacioneve nga terreni bëhet e ditur se Harizi është nga fshati Bual i Përmetit dhe i papunë.

Kohën e lire e kalon me gjah duke gjuajtur shpendë, derra të egër dhe çfarëdolloj kafshësh të tjera.

Përmes tyre ai siguron të ardhura për veten e tij dhe për familjen.

Harizi para oficereve të Policisë Gjyqësore ka deklaruar se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen duke mos dhënë shpjegime.

Pritet që sot në prani të avokatit të japë shpjegime të tjera për ngjarjen.

Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh kishte 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë dhe nuk mbijetoi dot.