Ngordhje masive e troftës
në Institutin Hidrobiologjik

Ngordhje masive e troftës <br />në Institutin Hidrobiologjik
Në hurdhat dhe basenet e pllenimit të troftës në Institutin hidrobiologjik në Ohër, ka ndodhur një ngordhje masive e troftës.

Sipas informacioneve, ngordhja ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, kur basenet e Institutit hidrobiologjik kanë mbetur pa furnizim me ujë nga NP “Proakva”, që ka shkaktuar mungesën e oksigjenit.

Përgjegjësit e “Proakvës” dhe të Institutit hidrobiologjik kanë deklaruar se “nuk nevojitet të alarmohemi për këtë ngjarje, sepse dëmi nuk është aq i madh sa duket, pjesën tjetër të troftës që po përpiqemi ta shpëtojmë, do ta spostojnë në hurdhat e pllenimit të troftës në fshatin Llukovë. Për këtë ngjarje nuk ka përgjegjësi askush”.

Duket se Instituti hidrobiologjik ka mbetur pa ujë për shkak se është ndie mungesë uji në qytetin e Ohrit.

Sipas vlerësimeve, në hurdhat e basenet e troftës në Ohër, kanë ngordhur mbi 100 kg trofta, që sipas informacioneve nga Ohri, ato do të përfundojnë nëpër hotelet e restorantet e Ohrit. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza