Mafia shqiptare, në krye të trafikut që shpërndan kokainën në Evropë, krahasohet me 'Ndranghetën'! Si u zbulua Armando Pacani, sot një ‘fantazmë’

Në mars të këtij viti autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai. Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar. Përgjimet e publikuara së fundmi nga mediat e huaja, nxorrën në skenë emrin e një shqiptari të identifikuar me emrin Armando Pacani, 39 vjeç.

Për rreth dhjetë vjet ky grup i shpërndarjes së drogës në Evropë me në krye Pacanin, është ngjitur në krye të trafikut të drogës. Të gjithë anëtarët e grupit raportohet janë shqiptarë, raporton la Repubblica. Madje ajo e krahason rrjetin e shqiptarëve me ndranghetën, teksa shkruan se kanë karakteristika të njëjta.

 “Nga një rrjet i vogël që vepronte në nivel lokal, tani e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në vetë Amerikën Latine. Ata janë të organizuar, kanë para dhe një hierarki të ngurtë të bazuar në lidhjet familjare. Kanë të njëjtat karakteristika të 'ndranghetës, e cila mbetet mafia më e fortë ndërkombëtare”, shkruan Repubblica për rrjetin e shqiptarëve.

Falë aftësive të saj në IT, mafia shqiptare ishte e para që adoptoi sistemin kriptografik SKY ECC i cili nuk ka nevojë të kodifikojnë mesazhet. Flasin troç, jepen urdhra, tregohen koordinatat detare të pikave të takimit për dërgesat e ngarkesave. Dhe pikërisht duke thyer aksesin në këtë aplikacion u zbulua se kush e drejtonte grupin që merrej me shpërndarjen e drogës në Evropë.

Ai quhet Armando Pacani, është i lidhur me një klan ballkanik. Gjurma e fundit e tij shfaqet në regjistrin e hyrjeve në Brazil në janar 2019. Njëzet muaj më vonë ai ishte nisur tashmë me një fluturim që e çoi nga Sao Paulo në Dubai. U zhduk. Që nga ajo ditë ai u bë një fantazmë”, shkruan media italiane.

Sipas përgjimeve të publikuara së fundmi, rezulton se shqiptari i cili është shpallur në kërkim, ishte blerësi kryesor i drogës që trafikohej nga organizata ndërkombëtare e kokainës, që u godit në operacionin “Hinterland”.

“Duke hyrë në mesazhet e Sky ECC, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Evropë: shqiptarin Armando Pacani, 39 vjeç, i lidhur me një klan në Ballkan, sipas PF (Federal Police). Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga San Paulo në Dubai. Pacani është në arrati. Europol dyshon se ai ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një deklaratë, avokati i tij, Eduardo Maurício, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe pretendoi se Operacioni Hinterland, urdhri i arrestit dhe përfshirja e tij në listën e kërkuar të Interpolit bazohen në prova të paligjshme që burojnë nga mesazhet telefonike në Sky ECC. Sipas Maurício, “kompania Sky ECC pretendon se autoritetet pushtuan softëerin e komunikimit në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive, gjë që paraqet një shkelje të qartë të normave dhe parimeve kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të të gjitha provave”, thuhet në përgjime. 

Gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh. Në pranga ka rënë 36-vjeçari, Rodrigo Alvarenga Paredes që ishte prezantuar edhe si biznesmen në fushën financiare dhe atë bujqësore. Biznesmeni është arrestuar për trafikimin e 17 tonëve të kokainës përgjatë 2 viteve dhe që destinacion kishin Europën. Ndërkohë shqiptari Pacani ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të Europës.

Në këtë operacion u përfshi Europol, e mbështetur edhe nga policia braziliane. Procedurat e këtij mega-operacioni ndërkombëtar u fokusuan në Asunción, Paraguaj; Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná, Amazonas dhe Rondônia, nga Brazili, gjithashtu në Dubai, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Operacioni Hinterland vendos Rodrigo Alvarenga Paredes si një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj.

Si nisën hetimet

Hetimi që solli operacionin “Hinterland” filloi në mars 2021, pas një sekuestrimi prej 316 kilogramësh kokainë që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë. Pas konfiskimit të drogës, u identifikua një furnizues me kombësi paraguajane, i cili po merrte kokainën e prodhuar në Bolivi dhe vende të tjera dhe po hynte në Brazil përmes Ponta Porã. Droga më pas transportohej me kamionë në Santa Catarina dhe Río Grande do Sul, ku ngarkesat ruheshin në kompanitë e organizatës kriminale pranë porteve të Río Grande dhe Itajaí. Nga atje ngarkesat u kontaminuan në dërgesa të ligjshme në bashkëpunim me menaxherët e logjistikës për t’u dërguar në kontinentin evropian. Ndërkohë në Europë, ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të rajonit shqiptari Pacani.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delbnisht: 12/09/2023 22:57

    Ky Pacani mos esht nga Laci

    Përgjigju
    • Shullaz: 10/08/2024 14:06

      Ose nga Fushekuqja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë