Tirana do të bëhet pjesë e një shpërthimi të vërtetë ngjyrash dhe stilesh të ndryshme. Ka nisur në kryeqytet "Mural Fest", projekt që lindi si fryt i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe.
Deri në 3 qershor kryeqyteti shqiptar do të presë një grup artistësh urbanë me famë ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilëve vjen nga Italia. Të tjerë artistë do të vijnë nga Serbia, Franca dhe Uruguai për t’i dhënë një fytyrë të re hapësirave urbane të qytetit.
Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike, ndërkohë që kryeqyteti shqiptar, Tirana, po merr sërish ngjyra duke rrezatuar jetë.