BULQIZE- Në qarkun e Dibrës temperaturat janë shumë të ulëta dhe ngrica e akulli ka shkaktuar probleme për banorët e zonës. Në Bulqizë, policia nuk ka lejuar transportimin e kromit, nga zona D drejt Durrësit për shkak të akullit dhe ngricave që kanë pushtuar akset e kësaj zone.
Nuk është lejuar lëvizja e makinave të tonazhit të rëndë nga zona D në drejtim të Durrësit, pasi akulli mund të shkaktojë rrezik për lëvizjen e makinave. Gjithashtu prej 3 ditësh rreth 300 minatorë nuk kanë mundur të shkojnë në minierë për shkak të borës dhe akullit. Punëtorët e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë me hedhjen e skorieve, dhe kripës por sërish është e pamundur lëvizja.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com