Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket sikur janë kthyer në Epokën e Akullnajave ndërkohë që një stuhi vrastare dimri ka mbuluar me borë pjesën më të madhe të vendit nga verilindja në jug duke shkaktuar të paktën 34 viktima dhe lënë pa energji elektrike mbi gjysëm milioni njerëz.
Në shumë shtete niveli i dëborës arriti në 50 centimetra ndërsa temperaturat zbritën deri në -31 gradë Celcius.
Në Mississippi, u regjistrua stuhia më e ashpër e dimrit që nga viti 1994.
Sipas mediave vendase, zonat më të goditura nga ndërprerjet e energjisë janë Tennessee, Mississippi, Louisiana and Kentucky
Mbi 5000 fluturime u anulluan vetëm të hënën ndërsa shtetet më të prekura nga anullimet e fluturimeve janë Dallas, Boston dhe New York.
Që nga e premtja e shkuar, më shumë se 20,000 fluturime janë anulluar për shkak të stuhisë. Vetëm të shtunën u anulluan 11,000 fluturime, duke thyer rekordin e shënuar gjatë pandemisë Covid-19.
Plot 220 milionë amerikanë janë në gjendje alerti për shkak të ftohtit ekstrem ndërkohë që meteorologët parashikojnë që reshjet e dëborës të godasin më tej zonën e Michiganit dhe New York-ut. Gjendja e emergjencës është shpallur në mbi 20 shtete ndërkohë qw autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Meteorologët thonë se temperaturat pritet te mbeten nën zero gjatë gjithë javës.
Komente






