Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Bulqizë- Fushë Bulqizë në vendin e quajtur ‘Pishat’.
Shkak është bërë shtresa e akullit në rrugë, ku një makinë ‘Fuoristradë’ dhe një tjetër tip ‘Suzuki’, kanë dalë nga rruga. Ndërsa një nga makinat është kthyer përmbys. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shpësh herë ky aks rrugor gjatë dimrit ka pasur aksidente të shumta si pasojë e ngricave në rrugë, gjë kjo që nuk është menaxhuar edhe nga firmat e mirëmbajtëse për hedhjen e kripës dhe skorjes.