Ngrihet Instituti Çabej në
vilën e trashëguar të familjes

Ngrihet Instituti Çabej në<br />vilën e trashëguar të familjes
Është themeluar mbrëmjen e së shtunës në një vilë të veçantë në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë Instituti Çabej.

Briken Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar është trashëgimtarja e kësaj vile të vjetër me një oborr të vogël e kopsht të bukur.

Ajo e ka rijetëzuar vilën duke i ruajtur identitetin dhe i dha vulën përfundimtare “Instituti Çabej”.

“Ne po themelojmë  Institutin  me shpresën që të gjithë ju  edhe pasaardhësit dhe bashkëpunëtorët do ta cojnë përpara dhe shpresojmë që kjo do të marrë rrugë të mbarë dhe do të mbijetojë “- u shpreh Brikena Cabej.

Studiues, gjuhëtarë, historianë dhe personalitete të njohura të historisë kanë qenë të pranishëm në promovim.

Pothuajse të gjithë janë në një mendje e të emocionuar. Moikom Zeqo e konsideroi ngritjen e këtij instituti me rëndësi të jashtëzakonshme.

“ Ky institut edhe pa patur atkin juridik është një institut sepse është me instrumente të brendshme mendore, është i vetmi institut referencial që ka kultura shqiptare në të gjitha aspektet e saj dhe për shumë kohë do të jetë i pazëvendësueshëm sepse emri është i patjetërsueshëm," u shpreh Zeqo.

Nuk kanë munguar emocionet e studiuesve arbëreshë Matteo Mandala e Francesco Altimari, që kanë përshëndetur ngritjen e këtij instituti.

 "Është një  gur tjetër mbi të cilët të rinjtë të rejat janë të nxitur të ndjekin gjurmët e tij sepse gjuha është thesari më i madh që ka një popull"., u shpreh Mandala

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se me ngritjen e institutit do të hidhet më shumë dritë në veprën e Eqerem Çabejt.
 
"Profesr Cabej ishte një gjuhëtar i madh i papërsëritshëm mishërimi  i Shkencave Albanologjike", shtoi Xhufi.

Nuk kanë munguar në ditën e përurimit edhe studiues nga Kosova. Drejtuesit Brikena Çabej dhe bashkëshorti i saj Gjergj Shiko, deklarojnë se ky institut është i pavarur nga administrata shtetërore dhe partitë politike.

Instituti Çabej ka si qëllim të bëjë të njohur, të botoj e të përhap trashëgimin shkencore, kulturore e didaktike të Eqrem Çabejt dhe figurave të tjera të shquara të albanistikës e kulturës shqiptare.  

[gallery]22901[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet