Ngrihet komisioni me 5 anëtarë për
dhënien e medaljeve e dekoratave

Ngrihet komisioni me 5 anëtarë për<br />dhënien e medaljeve e dekoratave
TIRANE - Ngrihet Komisioni përgjegjës për shpërndarjen dhe ndarjen e medaljeve dhe dekoratave të nderit. Vendimi për ngritjen e një strukture të tillë të posaçme është marrë dje gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sipas vendimit në fjalë, Komisioni i përbërë nga 5 anëtarë do të jetë përgjegjës sa i përket dhënies apo akordimit të medaljeve për persona të caktuar.

“Çdo autoritet, përgjegjës për dhënien e medaljeve ose titujve vendorë të nderit, sipas legjislacionit në fuqi për dhënien e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit, krijon pranë tij një komision këshillimor, në vijim “komisioni”, të përbërë prej 5 anëtarësh, prej të cilëve 3 anëtarë duhet të jenë punonjës në varësi të autoritetit përgjegjës dhe 2 anëtarë personalitete të jashtëm, që përzgjidhen mes njerëzve të shquar dhe që kanë dhënë kontribut në fushën përkatëse.” thuhet në vendimin e qeverisë

Sipas vendimit, Komisioni ngrihet, me urdhër të titullarit të autoritetit përgjegjës, çdo fillim viti kalendarik. Për vitin 2014, komisioni të ngrihet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ai do të funksionojë si organ kolegjial, vendimmarrës, pranë autoritetit përgjegjës për dhënien e medaljeve apo titujve vendorë të nderit.

Organizimi dhe funksionimi i Komisionit Këshillimor:
 
1. Komisioni, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh, me shumicë votash, kryetarin dhe sekretarin e tij. 
 
2. Kryetari drejton mbledhjen, drejton diskutimet, siguron zbatimin e ligjit dhe marrjen e vendimeve të drejta. 
 
3. Lajmërimet për thirrjen e mbledhjeve bëhen brenda 10 (dhjetë) ditëve, pas paraqitjes së kërkesës dhe, të paktën, 48 orë para datës së thirrjes së mbledhjes. 
 
4. Lajmërimi për thirrjen e një mbledhjeje duhet të tregojë, në mënyrë të qartë dhe të detajuar, çështjet për të cilat do të diskutohet, orën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes. 
 
5. Mbledhja është e vlefshme edhe kur nuk respektohen procedurat e parashikuara më sipër, vetëm në rast se në atë mbledhje marrin pjesë të gjithë anëtarët, të cilët, paraprakisht, miratojnë zhvillimin e mbledhjes. 
 
6. Mbledhjet e komisionit zhvillohen kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij.

Vendimi duket se ka lidhje me disa nga debatet që shkaktuan kohët e fundit akordimi i medaljeve për dy nga ishfunksionarët e sistemit diktatorial, Feçor Shehu dhe Vito Kapo. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës