Ngrihet 'përbindëshi' buzë detit/ Pamjet e ndërtimit të hotelit ngjitur me bregun në Vlorë

Ngrihet 'përbindëshi' buzë detit/ Pamjet e ndërtimit të hotelit ngjitur me bregun në Vlorë

Hoteli që po ndërtohet në Vlorë ngjitur me bregun e detit

Situata e ndërtimit në Vlorë ka dalë jashtë kontrollit, ku persona të papërgjegjshëm me leje ose pa lejë, ndërtojnë hotele disa katëshe, mbi shtratin e detit “Jon” dhe askush nuk i shqetëson pronarët por edhe punëtorët që janë kontraktuar për ndërtimin e këtij hoteli. Fotografitë e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregojnë më së miri babëzinë për shkatërrimin e bregdetit të Vlorës, ku këtë herë një kompani ndërtimi është ndërtuar një hotel 5 deri në 6 kate.

Sipërfaqja e tokës, ku po ndërtohet hoteli, duket qartë që është një sipërfaqe që ndodhet ngjitur me bregun e detit, duke e mbushur me inerte dhe depërtuar brenda në det. Mbi këtë sipërfaqe toke po ndërtohet ky hotel, që shihni në fotografitë e siguruara nga “Shqiptarja.com”, por edhe në mënyrë artificial është shtuar pjesa e territorit, duke hyrë brenda në det dhe vendosur shezlonge. Ky rast është tipik me atë të kompleksit “Jon” në Vlorë, pasi treçereku i pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës ishte ndërtuar brenda në det. Kompleksi “Jon” u rrëzua me tritol në 2014, duke i hapur rrugën ndërtimit të shëtitores “Lungomare”. Në foto shihen punëtorë dhe betonjere që hedhin beton dhe kryejnë punime.

Nuk dihet nëse investitori disponon lejë ndërtimi ose jo, por nëse shihet me vëmendje, ndërtimi i këtij objekti pikërisht në këtë zonë, ka thyer të gjitha kriteret e urbanistikës, duke filluar nga distanca me bregun, distanca me objektet e tjera që ka përkarshi, zaptimi i bregut të detit, e cila me ligj është tokë publike etj. Zona ku po ndërtohet hoteli është tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pikërisht poshtë kompleksit “Marina Bay”. Ndërtimi i këtij hoteli brenda në sipërfaqen e detit, po kryhet në një kohë kur në Vlorë, kryebashkiaku Dritan Leli dhe kryeministri Edi Rama, kanë marrë një fushatë të prishjes së hoteleve, restoranteve dhe bareve, me qëllim zgjerimin e vijës së shëtitores Lungomare buzë bregut të Vlorës.

Hoteli që po ndërtohet në Vlorë ngjitur me bregun e detit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 05/10/2019 21:56

    Ky eshte ndertim montruoz, bravo Rilindja e vdekur qe gjithmone shfaqet si fantazem korruptive!

    Përgjigju
  • sapa: 05/10/2019 20:39

    Pse mos ta ndertojne?kush do i pengoje?ka shtet shqiperia?Ai qe e pretendon kete duhet te jete ose per psikiatri ose rilindas!

    Përgjigju
  • Komentues: 05/10/2019 14:56

    Ky ndertim eshte komplet brenda rregullave. Investime te tilla jane cfare i duhen vendit per te sjell turiste jo vetem veres, por edhe dimrit.

    Përgjigju
    • @Komentuesit: 05/10/2019 20:49

      Pa tjetër qe kështu duhet për Turistat por duhet ti shtojmë hotelit dhe motrën gruan dhe maman tënde vetëm ashtu meriton 10 yje.

    • Po ti?: 05/10/2019 16:18

      Po ti ku e di?

  • Selenicë: 05/10/2019 14:07

    Fundrrina vlonjate injorante

    Përgjigju
  • Edison: 05/10/2019 14:02

    Eshte pjese e nje kompleksi qe i dha hov te madh zhvillimit te turizmit ne qytetin e Vlores, solli nje standart te ri ne ndertim dhe sherbim, vleresuar me 5 yje nga te gjithe rrjetet sociale si nga shqiptaret, ashtu edhe nga te huajt qe e kane vizituar. Terheq turiste elitar nga e gjithe bota.

    Përgjigju
    • Edison: 05/10/2019 16:17

      Cfare standarti te ri mer jahu? Solli betonieren deri afer gremines e? Hoteli nuk ka akoma dyer e dritare, dhe paska terhequr turiste elitare si ti. Goxha vleresim 5 yjesh nga rrjetet sociale. Sa yje i dhe ti dhe me sa profile hyre?

  • Vlora: 05/10/2019 09:59

    Ky resort eshte nje shembull per tu ndjekur nga gjithe investitoret dhe zhvilime te ketilla po I kthejne Vlores identitetin e munguar prej shume vitesh! Turizmi ne Shqiperi kerkon vetem te tilla struktura te bukura per tju afruar sado pak vendeve fqinje. Iniciativa si kjo ne foto meritojne admirim dhe perkrahje nga te gjithe !

    Përgjigju
  • Pok: 05/10/2019 07:36

    Ahahahhaha, popull dele, sa mire jua bejne ahahahahha

    Përgjigju
  • vera: 05/10/2019 00:55

    ORE PO KETA VLONJATET QEKAN KAFSHE FARE,,,ME PALACO NJEREZ ZOR SE GJEN,,,PO C'FARE BENI MOR MASKARENJ MOR INJORANTE,,,PSE E SHKATARRONI BREGUN E DETIT,,,A E DINI QE NUK DUHET TE NDERTONI ASGJE NE 100M NGA DETI,,,NDYRESIRA MIRE JUA BEN EDI RAMA QE JU PRISH,,,VAZHDO EDI RAMA FUTI TRITOLIN KETYRE PLEHRAVE,,,NUK MERRKAN VESH KETA NDYRESIRA SI MALOKET ,,PO ASHTU KETA DERRAT E JUGUT....VETEM TRITOL DUAN....

    Përgjigju
    • vera me vere: 05/10/2019 09:44

      po cke me popullin e Vlores o Vera apo te ka fut ndonje demin dhe te paska mbet peng

    • Tirana: 05/10/2019 09:12

      O ti vera nga tirana... po nuk jane vlonjat ata joooo jane legen tirane.. dakort moj mendje ndritur.. info njeher andej nga mediat seta thone ata kush pronar media e ka ... kujdes kur flet per vlonjatet dhe laj gojen me acid..pise/pis

    • Ermali: 05/10/2019 07:20

      ndertuesit dhe pronaret jane nga Tirana sa per info mos te te flasi bytha para gojes.Vlora dhe saranda mbajten rekord turistesh .Nuk erdhen turistet per Tiranen si kasolle turke e para kjo e dyra Mos ngaterro vloren ne tiranen po hidhi nje sy historise se nuk do ishe komb fare pa Vloren

  • Qytetari: 04/10/2019 23:19

    Ky ndertim eshte me leje super te rregullt dhe nuk esgte aspaj e vertet qe esgte vend i mbushur me inerte ! Ne cdo vend te botes te civilizuar ndertohet dhe eshte ndertuat ne berg te detit! Meqense Te gjithe ju qe shkruani nuk keni qene asnjehere ne bregdetin e italise apo frances ku jane vendet me te bukura dhe me turizminme te zhvilkuar ne evrope ! Dhe ndertimet jane ngjitur mbi det ! Uroj qe te pakten ky ndertim te jete serio dhe jo si barakat e tjera qe gjenden neper ahqiperi ! Nuk eshte vendi te besh ambientalistin duke luajtur me fatet e turizmit ne nje vend qe mungon cdo gje ! Bejini kontrodhe mbi cilesine dhe standartet por mos u merrni me gjera te kota ! Ngjitur eshte vila qeveritare e ndertuat mbi bregdet por kjo nuk ju vret atyre “pseudo ambientalisteve !

    Përgjigju
    • Vlora: 05/10/2019 08:43

      Te shkaterrohet objekti me tritol dhe ky bandit qe e ka ber te arrestohet menjeher pasi perben rrezik te madh ne komunitet.. ti qe shkruan je njeri pa vlera je thjesht nje njeri se smendon per te ardhmen e femijeve te tu .. ndofta je ter diten duke pir raki dhe me ket qe ke shkrun duhet te kesh qen tek dopia e tret ..zagar

  • xhixh merimanga: 04/10/2019 22:51

    njeriu me i afert i koco kokdhimes.. i duhet pare me vemendje certifikata e tokes aty pasi eshte regjistruar ne kushte presioni nga deputeti parlamentit dhe krushku i ketij ndertuesit.. gjithsesi certfikata pasoi me lejen e keti mostruoziteti urban ne breg te detit te cilen kryetari i bashkise nuk u kursye ta japi.

    Përgjigju
  • Edi Rama: 04/10/2019 22:25

    O Edi Rama syt ku i ke ? ? ? Në byth është një turp o Ed palla shiko se çfar katastrof po i bëhet Shqipris po e shkatrojn me themel e Ed palla na tregon pralla me nastradin. Turp Turp harëm buka e tokës Shqiptare i mallkuar qofsh mor Edi palla. Që thua bëni si them un e mos bëni si bëj un.

    Përgjigju
    • Edi Rama: 05/10/2019 09:55

      Mua ti me merr te keqen dhe ta dish ti ai do jete hotel me 8 yje. Do ta lyejme mavi. Do quhet "Rilindja Bregdetare Resort". Ti shiko punet e tua dhe bej si te them un se ti smund te besh si bej un.

  • Kafsha: 04/10/2019 22:10

    Vlonjate fshatarë baj ga!

    Përgjigju
    • Vlora: 05/10/2019 09:15

      Po ik ore kok presh .. kafsh je vet .. KAFSH

  • Ed Leli: 04/10/2019 22:00

    Po kush do e kontrolloj territorin e Vlorës kryetari i bashkisë qe fle gjumë në b*thë dhe e ka mendjen ti bëj flokët permanent me keq se gratë. Ky hotel është njësoj si ndërtimi që Basha bëri në breg të detit. Robt ku ti keni se një surat muti keni si PS dhe PD.

    Përgjigju
  • Boboooo...: 04/10/2019 20:54

    Gjuha shqipe duhet shkruar pastër dhe jo me gafa drejtëshkrimore.Bëni rifreskim gjuhësor se latë nam.

    Përgjigju
  • Populli: 04/10/2019 20:53

    Shtet mafioz kriminel

    Përgjigju
  • Durresi: 04/10/2019 20:47

    Mesa duket filmi perseritet... e ndertojm shpejt e shpejt,na e prish qeveria dhe meqe e kishim me leje,i fitojme parate ne Strasburg

    Përgjigju
    • bajraku: 05/10/2019 07:44

      ku po shkon keshtu urate? shkoj per meshe e per kungate, per kete popull qesharak.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja