Trashësia e borës shkon nga 8 cm deri në 20 cm. Në Dardhë, Voskopojë, Qafën e Qarrit që lidh Korçën me Ersekën si dhe në Qafë Thanë trashësia e borës shkon 20-30 cm dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
Prej dy ditesh njësia vendore e Dardhasit të Sipërm dhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit janë të izoluara, me rrugë të bllokuara nga bora. Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme ne fshatrat e Moglicës.
Qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari duke sjellë ngrica e akull në rruge. Rekomandohet kalimi me zinxhirë në akset nacionale të Kukësit, Tropojës e Hasit.
Më shumë se 10 borëpastruese janë të angazhuar për të mbajtur hapur rrugën e Kombit, nga tuneli I Kalimashit drejt Morinit.
Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në disa fshatra, si Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj në Bashkinë Tropojë dhe Bushtricë, Gryk –Çaj dhe Ujmisht në Kukës. Punonjësit e OSHEE janë në terren për zëvendësimin e shtyllave të dëmtuara.
Be.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord nëse Shqipëria përdor edhe vaksinat ruse e kineze përveç vaksinave perëndimore?
-
PO
59.6%
-
JO
33.4%
-
NUK E DI
7%
Vota total: 2329
Lajme të tjera
-
Demonstrohet pajisja e Identifikimit Elektronik në Kukës, Celibashi: Siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm
4 Mars, 13:14
-
Fier, hynë të vidhnin një dyqan dhe u përleshën e i përplasën makinën policit, arrestohet autori i 3-të
4 Mars, 13:09
-
Tregtoheshin ushqime të falsifikuara dhe të rrezikshme, sekuestrohen tonelata prodhime bulmeti dhe të tjera! Zbulohen magazinat që mbaheshin në Tiranë
4 Mars, 12:53
-
Vijon në Lezhë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç, ministrja Manastirliu: Në 15 mars vijnë 8.000 doza të tjera nga Pfizer
4 Mars, 12:45
-
U hodh nga kati i 3-të i COVID-2/Nëna festë ndryshe për ditëlindjen e tij: 30 pëllumba dhe tollumbace drejt qiellit, simbol përqafimi për Xhinon
4 Mars, 12:31
-
27-vjeçarja humbi betejën me COVID, zbardhen detaje të reja! Flasin mjekët e spitalit të Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura
4 Mars, 12:04