Ngrin Evropa 
shtrenjtohet gazi me 20%

Ngrin Evropa  <br />shtrenjtohet gazi me 20%
Gazi i lëngshëm do të shtrenjtohet më tej. Njoftimin e japin vetë grosistët e importit të hidrokarbureve, sipas të cilëve çmimi është rritur ndjeshëm edhe jashtë vendit, ku importohet dhe, nga ana tjetër, mjetet e trensportit shpesh bllokohen si pasojë e akullit. Gjatë kësaj jave, pritet që një bombol gazi 10-kilogramëshe të arrijë në treg 1.800 lekë, nga 1.500 lekë që është aktualisht. Ndërkohë, tregu mund të ndiejë mungesën e gazit edhe për shkak të sasive të kufizuara. Kjo situatë mund të vijojë për 3-4 muaj.

Në fillim të muajit janar, një ton gaz i lëngshëm kushtonte në bursa afro 900 dollarë, ndërsa sot është rreth 1.100 dollarë/toni. Duke marrë parasysh kostot e depozitimit, transportit si dhe fitimin, importuesit do të ofrojnë një çmim shitjeje prej 1.250 dollarësh për tregtarët e pakicës. “Anijet tona janë bllokuar në Detin Azov, që ndodhet mes Rusisë dhe Ukrainës, për shkak se ka ngrirë pothuajse i gjithi, madje edhe një pjesë e Detit të Zi, duke e bërë të pakalueshëm mallin. Ky problem zgjat prej ditësh dhe, deri në zhbllokimin e situatës, do të duhet të paktën edhe një javë, deri në mbërritjen e sasisë”, ka deklaruar Ilir Karçini, president i kompanisë “Primagaz”.

“Deri më sot kemi mundur të hedhim në treg rezervat, por tashmë janë duke u mbaruar dhe ne do të jemi të detyruar që të rrisim çmimet”, shpjegon ai.

Aktualisht, nhë treg funksionojnë katër kompani të mëdha të importit dhe tregtimit të gazit: “Primagas”, “Intergaz”, “Kalaja” si dhe “Global Gaz”, që kanë edhe depozita përkatëse, por po e ndjejnë shumë shtrenjtimin dhe mungesën e tij në tregjet e huaja, pavarësisht nga rezervat e grumbulluara.

Ndërkohë, agjencia REUTERS njoftoi dje nga Azerbajzhani se kompania që menaxjon rezervat në Shah Deniz ka shpallur preferencën e saj për gazsjellësin Transadriatik TAP, në rast se do të përfundohet marrëveshje për të çuar gaz natyror me tubacione drejt Italisë. Por, nga ana tjetër, ajo gjithnjë ka si synim kryesor në furnizimin e Evropës pjesën qendrore të kontinentit, kështu që gara mbetet ende e hapur.

Në favor të gazsjellësit të vetëm që planifikon të kalojë nëpër Shqipëri loboi ditët e fundit edhe kryeministri Berisha, i cili bëri një vizitë triditore në Azerbajxhan. Nga kalimi i tubacionit, vendi ynë do të kishte fitim për tranzitin, por edhe nga mundësia e shfrytëzimit të një sasie gazi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje