Ngrirja e zgjerimit, Komisioneri
Hahn: Kandidatët të fitojnë kohë

Ngrirja e zgjerimit, Komisioneri<br />Hahn: Kandidatët të fitojnë kohë
VIENE- Komisionieri i ri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, i cili zevendeson ne kete post Stefan Fylen, thotë se ngrirja e zgjerimit për 5 vjet bëhet në mënyrë që vendet në proces anëtarësimi të mund të përgatiten. Në një konferencë për shtyp nga Vjena, eurokomisioneri tha se vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE duhet të fokusohen tek reformat dhe prioritetet kyçe.
 
“Ngrirja e zgjerimit në BE nevojitet që vendet të përgatiten më tej. Vendet që aspirojnë të anëtarësohen duhet të përmbushin prioritetet, si dhe të fokusohen tek reformat. Vendet partnere duhet t’i shikojnë me vëmendje reformat dhe të përqendrohen në mënyrë rigoroze në sektorët që janë përmendur vazhdimisht”, u shpreh Hahn.
 
Eurokomisioneri u ndal situata në Ballkan, duke u shprehu se Ballkani Perëndimor duhet të ketë qëllime të përbashkëta në rrugën e integrimit, ndërsa theksoi se duhet të vijojë dialogu Kosovë-Serbi.
 
“Ballkani perëndimor duhet te ketë qëllime të përbashkëta për integrimit europian. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë përpara. Politika duhet të bashkëpunojë për më shumë progres. Vendet kandidate duhet të kenë qeveri transparente dhe të pasqyrohen më shumë rezultate në fushat kryesore”, u shpreh Hahn.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?