Ngriti grup me uniformë policie për të shpërndarë drogë, si nisën hetimet për efektivin në Durrës, dyshime edhe për kolegët e tij

Ngriti grup me uniformë policie për të shpërndarë drogë, si nisën hetimet për efektivin në Durrës, dyshime edhe për kolegët e tij

Foto ilustruese

SHÇBA ka nisur hetimet prej 6 muajsh për efektivin e policisë Edvin Sinani, i cili është përfshirë ne trafikun e lëndëve narkotike. Indicja ka ardhur pas goditjes së disa grupeve të vogla te shpërndarjes së kanabisit, ku ka ngritur dyshime se bashkëpunonin me punonjës të policisë.

Pas hetimeve disa mujore, SHÇBA arriti në gjurmët e efektivit Sinani, që rezultoi se ishte i implikuar grupet kriminale. Mësohet se hetimet janë zgjeruar edhe në disa persona të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e aktivitetit kriminal. Por burimet shtojnë se nuk përjashtohen përfshirja e efektivëve të tjerë në këtë grup që shpërndanin lëndët narkotike.

Edvin Sinani, efektiv anti-droge, i cili është shpallur në kërkim nga policia, u pezullua nga detyra një ditë më parë pasi shpërndante drogë përmes një grupi të ngritur prej tij.  Sinani dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër e ndihmonin për të goditur grupet kundërshtare.

Anëtarët e grupit të ngritur nga polici i pezulluar, i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e tij. Efektivi i vishte shpërndarësit e tij me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të tjerë të lëndëve narkotike. Pasi i kapte, më pas i lironte duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Edvin Sinani kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç