Posti si Kryebashkiak nuk ka qenë i vetmi post publik që ka mbajtur Fran Frrokaj, i cili mesditën e kësaj të premteje, është arrestuar pas akuzave për tjetërsim prone në Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës fillimisht është zgjedhur kryetar komune. Këtë post Frrokaj e ka mbajtur për tre mandate me radhë, nga viti 2003 deri në zgjedhjet lokale të 2015, kur qytetarët e Lezhës i votëbesuan drejtimin e bashkisë.
Kryebashkiaku i Lezhës ka mbajtur edhe disa poste të tjera publike. Ai ka shërbyer si përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Lezhë dhe Tiranë në vitet 2000-2003, ndërsa më parë ka shërbyer si oficer policie në Mirditë dhe Shkodër.
I pari i Lezhës, që sot është në kushtet e arrestit, ka kryer studimet për inxhinieri mekanike dhe një fakultet të dytë e kë kryer për drejtësi. Kryebashkiaku Frrokaj është nënkryetar i Partisë Demokratike në degën e Lezhës dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO







