Ngritja e Komisionit Hetimor ‘Becchetti’, Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Vendimi i Kuvendit i drejtë, nuk plotësoheshin standardet kushtetuese

Ngritja e Komisionit Hetimor ‘Becchetti’, Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Vendimi i Kuvendit i drejtë, nuk plotësoheshin standardet kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi mori vendimin e duhur për të mos pranuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’. Në këtë përfundim ka arritur sot Gjykata Kushtetuese e vendit e cilat ka rrëzuar kërkesën e PD. Sipas gjyqtarëve kushtetuese, ngritja e këtij komisioni hetimor nuk i plotësonte standardet e përcaktuara nga Kushtetuta e vendit.

“Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor”, thuhet në vendim.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së bërë në 25 Tetor 2021, nga ish-deputetja Grida Duma dhe deputeti Gazment Bardhi, të cilët nga dera e Gjykatës Kushtetues çuan kërkesën kundër vendimit të Kuvendit, që nuk pranoi ngritjen e Komisionit Hetimor, pasi sipas tyre kryeministri Edi Rama ka frikë të hetojë këtë çështje, duke e bërë atë përgjegjës për dëmshpërblimin prej 120 mln euro që shteti shqiptar duhet t'i paguaj Becchetti-t, me vendim të gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi.

PS e ka konsideruar ngritjen e këtij Komisioni Hetimor se është në kundërshtim më ligjin. Sipas PS ky Komision Hetimor nuk mund të ngrihet, pasi cenohet interesi i Shqipërisë teksa vendi është ende në proces gjyqësor për çështjen dhe ka një vendim të një gjykate Arbitrazhi se me një klauzolë konfidencialiteti dhe nuk mund të publikohen dokumente të procesit. Sipas PS kjo çështje nuk mund të bëhet objekt i një debati publik, siç ndodh në një komision parlamentar hetimor.

Dipozitivi i plotë i vendimit
Gjykata Kushtetuese, sot në datën 27.12.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e katërta e deputetëve), anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me objekt: “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.”.

Gjykata vlerësoi se:

- Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues.

- Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor.

- Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77, 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,

Vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja