TIRANE - Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitetit (PDIU), Shpëtim Idrizi teksa ka marrë pjesë në ekspozitën me fotografi të titulluar "Çamëria ime" e organizuar në Muzeun Historik Kombëtar, përshëndeti vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për ngritjen e Komitetit të Diasporës.
Ai e cilësoi këtë të fundit si një institucion të fuqishëm ku do të adresohen të gjitha problematikat e shqiptarëve të diasporës duke bërë që çështja kombëtare, Shqipëria e Bashkuar, të frymëzoj kudo njësoj.
“Për ne sot është një moment i veçantë, sepse sot qeveria shqiptare mori vendimin për ngritjen e Komitetit Kombëtar të Diasporës, i cili ka qenë një ndër pikat kryesore të programit tonë. Ne jemi të bindur që diaspora shqiptare, rreth 30% e shqiptarëve që kanë bërë aq shumë për Shqipërinë, e meritonin një institucion të fuqishëm i cili t’i adresohet të gjithë problematikave të tyre. Jam i bindur që ky Komitetit Shtetëror do të ndihmoi që çështja kombëtare, Shqipëria e Bashkuar, të frymëzoi kudo njësoj”, tha Shpëtim Idrizi.
Kryetari i PDIU-së falenderoi organizatorët e ekspozitës, Shoqatën "Çamëria" "Miqtë e Masonëve” dhe “ Univers Reklama”. Fotografitë e realizuara nga Maksim Zotaj sipas Idrizit sollën një Çamëri ndryshe. Ndërsa vetë Zotaj u shpreh se fotografitë nuk janë konceptuar thjesht si një guidë turistike për Çamërinë, por si një thirrje shpirtërore.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 13 janar në ambientet e Muzeut Kombëtar.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com