Ngritja e SPAK/ PD: Është koha që prokurorët t'i japin fund pandëshkueshmërisë! Kryemadhi: Koha e 'të fortëve' mbaroi

Ngritja e SPAK/ PD: Është koha që prokurorët t'i japin fund pandëshkueshmërisë! Kryemadhi: Koha e 'të fortëve' mbaroi

Pas betimit në presidencë të 8 anëtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion kanë ardhur edhe reagimet nga politika shqiptare në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Betimi i SPAK-ut te Meta/ Patozi: Si delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun


Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar me ironi betimin e tetë anëtarëve të rinj të SPAK-ut te Presidenti. "Urim i vonuar për SPAK-un. Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave. A thua se këta prokurorët e e rinj, që u betuan paradite në Presidencë, do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve ata fatkeqët e goditur më shumë nga tërmeti. Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun" shkruan ai.

Ora 13:18
SPAK/ Kryemadhi: Koha e 'të fortëve', kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti mbaroi

Kryetarja e Lëvizjen Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur ngritjen e SPAK, teksa shprehet se ajo shënon fundin e epokës kur sundojnë kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti. Në reagimin e saj, Kryemadhi tha se ky institucion është shpresdhënë për vendin.

"Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi. Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit.

Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika. Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e 'të fortëve', kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar. Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian", tha Kryemadhi.

Ora 13:10
Ngritja e SPAK/ LSI: Mbështetja e SHBA garanci për një institucion i pandikuar politikisht

"Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un". Kështu e nis reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama. Për Ramën, SPAK me mbështetjen e SHBA-së, është një garanci e madhe për një institucion të pandikuar politikisht.

“Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional. Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.

Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Rama.

Ora 11:05
Ngritja e SPAK/ PD: Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

TIRANE- Pas betimit të 8 prokurorëve të SPAK ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Ajo ka përshëndetur ngritjen e kësaj strukture teksa shprehet se ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur. PD thotë se tashmë është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar.

"Partia Demokratike përshendet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture.  Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur.

Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën. 

Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.    

Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.  

Partia Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK", shkruan Partia Demokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjykata: 19/12/2019 16:23

    Lajm shume I mire SPAK, por me kete drejtues ka pak gjasa per suksesin qe pritet.

    Përgjigju
  • 8NJORANTI LER: 19/12/2019 15:34

    O INJORANTI LER UN JETOI NË USA NË SHTETIN NUMUR 1 TË BOTËS . NUK JETOI SI TY QË PRET NDONJË KOCK QË TA HEDHI MONA.UN JAM MJEK E MAR ROG PRALLORE KUNDREJT TEJE E MONËS. UN NUKVJEDH E SKAM FRIK SE SHKOI NË BURG.KURSE MONËN DHE TË SHOQIN SI ZË GJUMI NATËN SE SPAKU U BË. E AMERIKËN E NJOF UN SE KUSH ËSHTË SE KAM LER KTU PO ÇFAR TË BOSH TI QË PRET ME TË HEDH KOCKA MONA QĒ TI KRUSH. M9NA SMË VJEN ANE MUA SE UN JAM I RESPEKTUSHËM NGA POPULLI AMERIKAN. NUK JAMI URRYER SI MONA NGA POPULLI SHQIPTAR. PRANDAJ KRUAJ KOCKËN E RRI URT MOS K9MENTO O I MBARUAR. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN.

    Përgjigju
  • FSHATARJA BUÇE: 19/12/2019 14:22

    MBAROI KOHA E JOTE DHE E BURIT TËND O ... FSHATATRE. ERDHE NË POLITIK PA BREK NĒ B**H E JENI BËR FAREON. PRIT SE DARDHA E KA BISHTIN PRAPA O BAJG FSHATARE.

    Përgjigju
    • Injoranti fshatar: 19/12/2019 14:46

      Ha noj cop buke thate aty o fshatar mos u mer me Monen. SE MONA I KA TOKAT NEN UJE.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë