Ngritën në këmbë autoritetet italiane, shpëtohen 500 emigrantët në rrezik në ujërat e Detit Jon

Ngritën në këmbë autoritetet italiane, shpëtohen 500 emigrantët në rrezik në ujërat e Detit Jon

Anija me emigrantet në det

Rreth 500 emigrantët, që rrezikonin të mbeteshin dje dhe që ngritën në këmbë autoritetet në Itali, janë shpëtuar nga Roja Bregdetare në brigjet e Kalabrisë në detin Jon. Ata zbarkuan në portin e Crotone rreth mesnatës së të premtes së 10 marsit. Ata mbërritën në bordin e varkës me të cilën po udhëtonin, të tërhequr nga një rimorkiator, sepse - siç shpjegohet nga një zëdhënës i Rojes Bregdetare, "kushtet e detit nuk lejuan që të rrezikuarit të transferoheshin në varka".

Rojet bregdetare konfirmuan gjithashtu alarmin e ngritur në mëngjes nga Frontex, në anijen e dëmtuar të peshkimit në brigjet e Kalabrisë, e cila madje fliste për tre varka në vështirësi. “Operacione të shumta shpëtimi janë duke u zhvilluar në brigjet e Kalabrisë – thuhet në një shënim . Mbi 1000 persona në rrezik. Roja Bregdetare ka kërkuar ndihmë edhe nga Marina, në jugperëndim të Sicilisë lindore dhe në jugperëndim të detit Jon.

Qindra refugjatë, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, ishin në një anije peshkimi në vështirësi në zonën italiane të Sarit dje. Varka po fuste ujë dhe alarmi për një tragjedi të re të mundshme është ngritur nga autoritetet italiane që kanë kontaktuar nga disa persona në bord.

Pesë varka patrullimi, tre anije dhe një avion i rojës bregdetare nisën menjëherë operacionin e shpëtimit, të cilat u koordinuan nga Qendra Operative e Rojës Bregdetare të Romës në zonën e përgjegjësisë SAR italiane.

Ndërkohë, kërkimet për kufomat nga mbytja e anijes në Steccano di Cutro vijojnë pa pushim. Trupi i një djali të moshës katër deri në pesë vjeç sapo është gjetur nga zjarrfikësit. Viktimat e mbytjes së anijes të dielën e 26 shkurtit në brigjet e Crotone janë kështu në 73 . Zbulimi i foshnjës u bë në bregdet pak pas orës 13 të ditës së sotme, pas denoncimit të disa qytetarëve të zonës. Trupi i pajetë u gjet më vonë nga roja bregdetare. Janë 29 të mitur të vdekur nga mbytja e anijes, 20 prej të cilëve janë të grupmoshës nga 0 deri në 12 vjeç.

Ndërkohë që kujtojmë se autoritetet italiane janë ende në kërkim të trupave të viktimave nga tragjedia e para pak javësh në brigjet italiane ku humbën jetën të paktën 62 persona që ishin në një varkë emigrantësh. Hetimet për këtë tragjedi vijojnë pasi sipas dëshmive të të mbijetuarve, kontrabandistët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita dhe u trembën se iu duk që po i priste policia. Anija e peshkimit me të cilën 150-180 emigrantë po shkonin në Itali u nda në dy pjesë nga dallgët. Mes viktimave raportohet se janë edhe 2 binjakë të mitur.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak