Ngrohja globale kërcënon
të zhdukë pinguinin mbret
Rreth 70 % e numrit të përgjithshëm të pinguinit mbret do të detyrohen të kërkojnë një habitat të ri, në të kundërtën do të zhduken deri në fund të këtij shekulli, nëse vazhdon çlirimi i gazeve me efekt serrë, tregojnë studimet e reja.
Rreth 70 % e numrit të përgjithshëm të pinguinit mbret do të detyrohen të kërkojnë një habitat të ri, në të kundërtën do të zhduken deri në fund të këtij shekulli, nëse vazhdon çlirimi i gazeve me efekt serrë, tregojnë studimet e reja.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature Climate Change”, ndërkaq shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun me të cilin përballen pinguinët në qoftë se nuk merren masa për parandalimin e ndryshimeve klimatike.
Pinguini mbret lloji i dytë më i madh i pinguinëve, kryesisht jeton në ishujt sub-antarktik.
Ngrohja globale jo vetëm që ndikon në jetën e këtij lloji pinguini, por ndikon edhe në reduktimin e kolonive.
Nëse temperatura e ujit në zonën ku jetojnë pinguinët rritet, atëherë peshqit, ushqimi i tyre i preferuar, do të zhvendosen në ujërat më të ftohta.
Shkencëtarët paralajmërojnë se pinguinët janë të detyruar të çelin vezët e tyre larg zonave, ku gjejnë ushqimin. Kur peshqit largohen nga këta ishuj ku ndodhen pinguinët, më të moshuarit e tyre detyrohen të notojnë më larg dhe më gjatë dhe t’i lënë të vegjlit e tyre të presin për ushqim.
Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shumica e kolonive mund të përballen me rënie të numrit të pinguinëve, pasi të pinguinët e vegjël do të vuajnë nga uria duke pritur që prindërit e tyre t’u japin ushqim.
“Hulumtimi ynë tregon se rreth 70 % e kolonive të pinguinit mbret, për shkak të emetimeve të gazeve serrë, deri në fund të këtij shekulli, do të ndryshojnë vendqëndrimin ose do të zhduken”, paralajmëroi Celine Le Bohec, shkencëtare në Universitetin e Strasburgut.
Pinguini mbret është vetëm një ndër disa lloje të rrezikuara të pinguniëve në Antarktidë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrohja globale po kërcënon pinguinët mbretër, adelike dhe pinguinët “kurorë”.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.8%
-
Jo
61.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 familjarë nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës
28 Nëntor, 15:36
-
FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 15:26
-
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë vjet të vjetër
28 Nëntor, 15:26
-
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)
28 Nëntor, 15:22
-
Shoku i Martinit kërkoi 80 mijë euro për trajtim mjekësor, reagon Trauma: Gjendja shëndetësore e mirë! S’ka asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga ne
28 Nëntor, 15:16
-
Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!
28 Nëntor, 15:15
-
Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale
28 Nëntor, 15:10
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Itali/ Vrasja me thikë e shqiptarit Van Koxha, 2 maqedonas të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak dhe bastet, vëllezërit policisë: Na therën, na ndihmoni! (FOTOT)
28 Nëntor, 14:54
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor, 14:45
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41