Një familje me 9 anëtarë është ngujuar në banesën që jeton prej vitit 1951.
 
Shkak është bërë një vendim gjykate, i cili i kalon banesës një tjetër familje e cila ka pretenduar pronësinë mbi këtë truall.
 
Në momentin që përmbarimi ka shkuar për të ekzkeutuar vendimin, familjarët janë mbyllur brenda, ndërsa njëra prej anëtarëve Mira Sadiku është ngjitur mbi cati, duke mbajtur edhe një thikë në dorë.

Ja ku e keni përfaqësuesin e bashkisë i cili ka ardhur të mbrojë pronën e vet. Pse duhet të vuaj unë? Pse duhet ta mbroj unë, pse duhet të vuaj prej më shumë se 3 vitesh’ tha ajo.

Pjesë e kësaj familje është edhe e moshuara që i ra të fikët një ditë më parë, në protestën për miratimin e reformës në drejtësi.
 
Familja Sadiku pretendon se kjo banesë është në pronësi të shtetit dhe jo të pronarëve që kanë fituar gjyqin.

Ne kemi hyrë në shtëpi në vitin 1951. Në vitin 1974 na u shtetëzua shtëpia nga bashkia, pasi nuk kam paguar kredi buxhetore. Kemi pasur vetëm një dhomë, këto shtesat i ka bërë Bashkia. Kemi pasur një dhomë” tha ajo.

Nuk duam që ti biem në qafë shtetit. Nuk dalim të gjallë nga shtëpia derisa të vendoset drejtësia. Ne duam drejtësi’ tha Artan Sadiku.

Ndërkohë Remzi isufi, i cili ka fituar gjyqin thotë se shtëpia është e tij.

“Dy familje këtu nuk kanë pronë. Unë kam dokumentet se prona është e jona. Ne jemi 10 pjesëtarë dhe jo 1 që me vendim gjykate na përket kjo pronë. E gjithe toka eshte e jona” tha Remziu.

Përmbarimi ka tentuar të hyjë brenda, por e ka pasur të pamundur, pasi nuk kanë thyer dot derën kryesore, por edhe për shkak se familjarët kanë kundërshtuar me forcë.
 
Në fund policia dhe përmarimi janë larguar, duke mos e ekzekutuar vendimin.

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

ngujohet familja mira sadiku

 Fotogaleria per foto të tjera

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)