Anija cisternë “Mt Ria”, e cila para pak ditësh, pasi la një nga portet e detit të Oman në Dubai, kaloi përmes ngushticës së Hormuzit, vija ndarëse që ndan Gadishullin Arabik nga brigjet e Iranit, u zhduk nga radarët pasi ndërpreu papritmas sinjalin elektronik.
Duke pasur parasysh precedentët me depozitat e naftës në Gjirin Persik dhe akuzat e ndërsjella midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, amerikanët menjëherë kanë sulmuar Teheranin për “humbjen” e anijes.
Sipas CNN, e cila përmend burimet e inteligjencës, “Mt Ria” është detyruar forcërisht nga forcat detare të Gardës Revolucionare, të hyjë në ujërat iraniane pa specifikuar arsyet apo metodat.
Në lidhje me incidentin, burimet e administratës amerikane kanë shkuar më tej.
Një zyrtar i Mbrojtjes Amerikane i tha “Associated Press” se “Mt Ria” ndodhet në ujërat territoriale iraniane pranë ishullit Qeshm, ku ka një bazë të Gardës Revolucionare.
"Ne kemi dyshime të besueshme se anija është rrëmbyer”- tha zyrtari amerikan I mbrojtjes.
Ministri i jashtme iranian, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se Republika Islamike ka ofruar ndihmë pas marrjes së një kërkese nga ana e një anije cisternë nafte që “kishte një problem teknik" gjatë udhëtimit në Gjirin Persik.
"Sipas ligjit ndërkombëtar, forcat iraniane i janë drejtuar" anijes dhe, me ndihmën e një rimorkiatori, e kanë marrë atë në ujërat iraniane për të kryer riparimet e nevojshme," tha zëdhënësi i ministrisë, Abbas Mousavi.