Ngushtohen mundësistë e Trump, Gjykata e Apelit hedh poshtë rezultatin zgjedhor në Pensilvani

Ngushtohen mundësistë e Trump, Gjykata e Apelit hedh poshtë rezultatin zgjedhor në Pensilvani

Përpjekjet e Trump për të kthyer rezultatin e zgjedhjeve të 3 Nëntorit, po ngushtohen orë pas ore. Gjatë orëve të fundit fushata e tij ligjore more dy goditje. Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë. Ekipi ligjor i Trump kishte bërë këtë kërkesë në gjykatë më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se zyrtarët zgjedhorë në Pensilvani kishin trajtuar votimet me postë në mënyrë jo të duhur, andaj u kërkua nga gjykata që të ndërpriste certifikimin e rezultateve.

Por, më 27 nëntor, gjyqtari Spehanos Bibas tha se “këto pretendime kërkojnë edhe dëshmi. Ne nuk i kemi parë ato. Zgjedhjet e lira dhe të të drejta janë gjaku i demokracisë sonë. Akuzat për padrejtësi në zgjedhje janë serioze. Por, t’i quash zgjedhjet e padrejta, nuk i bën ato të tilla”.

Lidhur me këtë rast, ekipi i Trumpit mund ta apelojë vendimin duke e dërguar në Gjykatën Supreme.
Më herët gjatë kësaj jave, Pensilvania e certifikoi Bidenin si fitues, pasi fitoi më së shumti vota popullore. Sipas ligjit në këtë shtet, kandidati presidencial që fiton më së shumti vota popullore fiton po ashtu edhe 20 votat elektorale të Pensilvanisë.

Për Trump, edhe nga Uiskonsin kanë ardhur lajme të këqija, edhe pas rinumërimit të votave fitues ka rezultuar Joe Biden, i cili ka arritur të sigurojë edhe më shumë vota se në raundin e parë.

Presidenti Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen dhe vazhdon të bëjë pretendime, të pabazuara, për mashtrime në zgjedhje dhe pse më 26 nëntor  tha se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Bidenin.

Që të gjitha 50 shtetet e SHBA-së duhet të certifikojnë rezultatet përpara se Kolegji Zgjedhor të takohet më 14 dhjetor dhe të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me votimet, duhet të përmbyllen deri më 8 dhjetor. Biden ka fituar 306 vota elektorale krahasuar me 232 të presidentit Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja