Nicë, terroristi ishte me probleme
mendore, përgatiti sulmin në 10 ditë

Nicë, terroristi ishte me probleme<br />mendore, përgatiti sulmin në 10 ditë
Terroristi Mohamed Bouhlel e organizoi sulmin në Nicë të Francës për 10 ditë. Ky është përfundimi nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze mbi skenarin e përgatitur nga tuniziani me pasaportë franceze që vrau 84 persona, ndërsa mbi 200 mbetën të plagosur.
 
Mohamed Bouhlel pasi siguroi kamionin në 4 korrik në Saint Laurent du Var në 11 Korrik kishte shkuar për herë të fundit në Nicë për të njohur me përpikëri vendin që më vonë do ta kthente në një tragjedi ditën e Bastijës.
 
Hetuesit dyshojnë se çdo gjë ka qenë e mirë menduar deri në detaje, pasi edhe xhami i parë i kamionit të përdorur nga 31-vjeçari ka qenë anti plumb, pasi pavarësisht breshërisë së plumbave nuk është thyer.
 
Bouhlel para se të nisë skenarin për zbatim mësohet se ka telefonuar Omar Diaby, që njihet në Nicë si xhihadist i lidhur me grupin Al Nusra.
 
Pas tragjedisë familjarët e Mohamed Bouhlel kanë zbuluar se 31-vjeçari kishte pasur probleme mendore dhe se më parë ishte kuruar në psikiatri.
 
Babai i tunizianit shprehet se “Ai ishte i paqëndrueshëm dhe i dhunshëm, në 2004 e dërgova te një psikiatër, ndërsa ai më tha se ai vuante nga sëmundje mendore”.
 
Motra e vrasësit, ashtu sikur edhe i ati thekson se ai kishte probleme psikologjike, ndërsa fqinjët e vrasësit deklarojnë se Mohamed ishte një budalla, që rrinte gjithmonë i dehur.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit