Nicolas Sarkozy vihet sërish nën hetim nga drejtësia

Nicolas Sarkozy vihet sërish nën hetim nga drejtësia

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy sërish është vënë nën shënjestrën e drejtësisë për financimin e fushatës elektorale të vitit 2007.

Hetimi po kryhet në nje proces të ri gjyqësor në lidhje me përdorimin e parave me prerje të mëdha.

Sipas medias online “Mediapart” nuk konfirmoheshin shkeljet e ligjit që janë objekti kyç i kësaj procedure të re gjyqësore.

Gjatë një kontrolli të kryer për llogari të investigimeve për një financim të mundshëm libian të fushatës presidenciale në 2007 dispononte një çek prej 2000 eurosh për blerjen e një antikuari në emër të ish-presidentit dhe 4 kartëmonedha 500 euro.

Sarkozy gjatë marrjes në pyetje në atë kohë deklaroi se çdo muaj njëra nga asistentet e tij shkonte në emër të tij në bankë dhe tëhiqte rreth 2000 euro me preje të mëdha duke përfshirë dhe kartëmonedhat 500 euro.

Deri tani kjo nuk është mundur të zbulohet pasi duhet të verifikohen me saktësi tërheqjet e parave.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë