Aktorja e mirënjohur Nicole Kidman do të interpretojë në një film të parealizuar më parë aktoren Grace Kelly. Në këtë film do të tregohet jeta e aktores amerikane Kelly, e cila për t’u martuar me princin Ranieri III të Monacos braktisi karrierën e saj kinematografike. Gjithashtu priten të zbulohen edhe disa sekrete të saj. Grace Kally vdiq në një aksidenr automobilistik në vitin 1982 ku udhëtonte së bashku me të bijën e cila mundi të shpëtonte.(xh.k/shqiptarja.com)