Nicole Kidman, i shmanget pyetjeve për Tom Cruise

Nicole Kidman, i shmanget pyetjeve për Tom Cruise
Aktorja hollivudiane, Nicole Kidman, po u shmanget daljeve publike, madje edhe miqve të ngushtë, sepse nuk dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen me shkurorëzimin e Katie Holmes dhe Tom Cruise, me të cilin ajo ishte e martuar, citon portali  "Daily Mail".
“Nicole nuk dëshiron të flasë, dëshiron privatësi. Ajo dëshiron vetëm ta përjashtojnë nga kjo. Mes tjerash, komunikimi mes saj dhe Tomit pothuajse është në minimum”, tha një burim për "RadarOnline". Që nga koha kur Katie ka bërë kërkesë për shkurorëzim, Nicole është fshehur nga publiku. “Nicole nuk dëshiron ta tërheqin në këtë problem dhe nuk dëshiron të flasë për të”, shtoi burimi.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën