Ishte pikërisht Tom i cili vendosi ti japi fund asaj martese duke tronditur jo vetëm bashkëshorten e tij, por të gjithë botën.
Kidman shprehet se ndjehej më e dashuruar se kurrë me Tomin dhe se do ta ndiqte deri në fund të botës po të ishte nevoja.
“Mendoja se jeta jonë së bashku ishte perfekte. Isha shumë e dashuruar me të, ndërkohë që isha vetëm 23-vjeç dhe mjaft naive dhe impulsive,”-ka thënë Kidman.
Ndërkohë në lidhje me martesën e saj aktuale me këngëtarin e muzikës kantri Keith Urban, me të cilin ka dhe dy vajza aktorja e njohur thotë:
“Jam shumë e lumtur për familjen që kam krijuar. Unë dhe Keith nuk mund të qëndrojmë shumë kohë larg njeri-tjetrit.
Martesa me të ka shëruar jetën time,”-është shprehur Nicole.
Aktualisht aktorja e talentuar hollivudiane është duke xhiruar një projekt të ri kinematografik në Francë.
(xh.k/shqiptarja.com)