"Në datën 13 prill, janë shpallur 75 të vdekur në nivel kombëtar nga një total prej 697 rastesh me meningjit, pra rreth 10,30 për qind", theksoi ministri i Shëndetësisë, Mano Aghali, për televizionin shtetëror.
Bilanci i mëparshëm numëronte 45 të vdekur nga 345 raste me meningjit për periudhën 1 janar -29 mars.
"Të gjitha zonat e vendit janë prekur, me përjashtim të Difas, në jug-lindje, në afërsi të Nigerisë", shtoi ministri.
"Niamei është zona më e prekur me 41 të vdekur nga nga 279 raste me meningjit", deklaroi ai/
"Javën e ardhshme do të ndërmerren fushata të gjëra vaksinimi në zonat më të prekura", nënvizoi Aghali.
"Nigeri është një nga shtetet më të varfra në botë dhe preket rregullisht nga epidemitë e meningjitit për shkak të vendodhjes së tij afër "rripit të meningjitit" që shtrihet nga Senegali në perëndim, deri në Etiopi në Lindje", sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)./