Nigeri, 118 të vdekur nga dy
shpërthime, shumica janë gra

NIGERI- Të paktën 118 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime në qytetin e Jos. 

Shpërthimi i parë ka ndodhur në një market të tejmbushur me njerëz. Ndërkohë që shpërthimi i dytë ka ndodhur 30 minuta pas të parit jashtë hyrjes së një spitali.

Autoritetet shprehen se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë pasi dyshohet se nën rrënojat e ndërtesave të shembura mund të ketë edhe shumë trupa të tjera të pajetë.

Deri tani asnjë grup ekstremist nuk ka marrë përsipër dy shpërthimet e sotme, por militantët e Boko Haram kanë marrë autorësinë e sulmeve të fundit.

Qyteti i Jos në Nigeri ka parë edhe përplasje të tjera midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Sipas zëdhënësit të qeverisë shumica e viktimave janë gra.

Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan e ka dënuar sulmin e dyfishtë në qytetin e Jos, duke i cilësuar njerëzit që organizuan shpërthimet si mizorë.
FOTO TË TJERA

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake