Disa nga detajet e shkaqeve të aksidentit janë shfaqur gjatë kërkimeve të skuadrave të shpëtimit për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Ndërsa autoritetet kanë kontrolluar për të dhënat e fluturimit duke u munduar të zbardhin shkaqet e aksidentit në të cilin humbën jetën 153 pasagjerë që ishin në bord dhe 10 të tjerë që gjëndeshin në tokë.
Ndërkohë mendohet se nën rrënojat e pallatit që u përplas avioni mund të gjenden më shumë viktima. Kjo sepse është ende e paqartë se sa persona gjendeshin në ndërtesë në momentin e ngjarjes, thotë Mohammad Sani Sidi drejtor i menaxhimit të emergjencës.
Piloti ka deklaruar situatën e emergjencës në momentin kur avioni gjëndej në uljen finale për në aeroportin Murtala Muhammed International Airport. Një nga dëshmitarët deklaroi se avioni dukej që ishte në situatë të vështirë, thotë Oscar Wason drejtor i operimit të kompanisë ajrore Dana Air.
(fj.di/shqiptarja.com)