NIGERI – Familjarë dhe miq të nxënëseve nigeriane, të rrëmbyer nga militantët islamikë të grupit “Boko haram” kanë njohur disa prej tyre në videon e publikuar së fundmi prej militantëve.
Në video shfaqen, duke recituar Kuranin, rreth 130 vajza nga më shumë se 200 vajza që u rrëmbyen një muaj më parë nga konvikti i shkollës së tyre.

Udhëheqësit e “ Boko Haram” thanë se vajzat e rrëmbyera do të lirohen vetëm nëse shkëmbehen me militantët islamikë të burgosur nga Qeveria. Si rrjedhim, qeveria nigeriane është duke bërë shumë plane përtë zgjidhur situatën.
Nuk është hera e parë që grupi “Boko Haram” kërkon të shkëbejë të rrëmbyerit me pjesëtarët e grupit të vet apo familjarë të tyre.

Këmbime të burgosurit janë organizuar edhe më parë, si psh. një nga gratë e liderit të “Boko Haram”, Abubakar Shekau, u lirua në korrik të vitit 2013 së bashku me gratë e komandantëve të tjerë të lartë

Në kërkimin e vajzave të rrëmbyera është përfshirë edhe SHBA-ja, e cila ka nisur atje një grup ekspertësh të FBI-së dhe të sektorëve të mbrojtjes që monitorojnë terrenin nga ajri; po ashtu, ekipit amerikan i janë bashkangjitur edhe ekipe nga Britania e Madhe, Franca dhe Kina që kontrollojnë nga toka; po ashtu, është përfshirë edhe një ekip izraelit, i cili i bashkohet kësja lufte “ kundër terrorizmit”. '

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)