Sipas njoftimeve, të paktën gjashtë vetë u vranë në një përleshje me policinë nigeriane në Abuja, gjatë protestave të organizuara nga lëvizja islamike e Nigerisë (IMN).

Protestuesit kërkonin lirimin e udhëheqësit të tyre të burgosur, klerikut musliman shiit Ibrahim Zakzaky dhe gruas së tij.

Kundër protestuesve, policia ka hapur zjarr dhe ka hedhur gaz lotsjellës, të cilët nga ana e tyre i vunë zjarrin një postkomande ushtarake duke hedhur bomba Molotov.

Ibrahim Zakzaky është I arrestuar që nga viti 2015, pas protestave të mëdha në Zaria, gjatë së cilës u vranë nga ushtria nigeriane së paku 348 civilë, duke përfshirë edhe tre fëmijët e Zakzaky.