Nigeri, gjendet një nga
vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram

Nigeri, gjendet një nga<br />vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram
Gjendet në pyll një nga studentet e rrëmbyera nga Boko Haram dy vitë më parë në Nigeri.

BBC bën me dije se 19 vjecarja Amina Ali Darsha u gjend nga ushtria ndërsa endej në pyll. Së bashku me të ishte dhe një foshnje, i cili mund të jetë fëmija i saj, bëjnë me dije dëshmitarët. Amina u rrëmbye në prill 2014 së bashku me 276 vajza të tjera ndërsa ndodheshin në shkollë .Shumë prej tyre arritën të arratiseshin.

Vajza më pas iu dorëzua nënës së saj, ndërsa i ati kish humbur jetën ndërsa ajo ishte e rrëmbyer. Familjarët u shprehën se 19 vjecarja është mirë ndonëse e traumatizuar.
Amina është vajza e parë që i shpëtoi grupit të Boko Haram ndrësa 25 vajzat e tjera janë ende të zhdukura.

Gjatë muajit prill Boko Haram publikoi një video ku vajzat paraqiteshin të veshura me të zeza.

Boko Haram është një grup terrorist me ide ekstremiste islamike që vepron në veri të Nigerisë. Ky grup në 2009 mori përgjegjësinë e vrasjes së 20 mijë personave dhë rrëmbimit të 2 mijë të tjerëve.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar