Nigeri, lirohen pas tre vitesh 82
vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram
Ekstremistët e grupit Boko Haram në Nigerinë Vriore, liruan më shumë se 80 nxënëse të rrëmbyera në vitin 2014 nga grupi militant në qytetin Chibok, në afërsi të kufirit më Çadin dhe Nigerin.Zyrtarët qeveritarë nigerianë konfirmuan lajmin në orët e hershme të së dielës. CNN citoi një zyrtar qeveritar të ketë thënë se 82 vajza janë nën mbrojtjen e ushtrisë në qytetin verilindor Banki, afër kufirit me Kamerunin.
Ekstremistët e grupit Boko Haram në Nigerinë Vriore, liruan rreth 82 nxënëse të rrëmbyera në vitin 2014 nga grupi militant në qytetin Chibok, në afërsi të kufirit më Çadin dhe Nigerin.
Zyrtarët qeveritarë nigerianë konfirmuan lajmin në orët e hershme të së dielës. CNN citoi një zyrtar qeveritar të ketë thënë se 82 vajza janë nën mbrojtjen e ushtrisë në qytetin verilindor Banki, afër kufirit me Kamerunin.
Vajzat do të transferohen në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë për t'ju nënshtruar testeve mjekësore para se të bashkohen me familjet. Mediat shkruajne se ato janë liruar në këmbim me terroristët e grupit që janë arrestuar më parë.
Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, tha se do t'i takojë vajzat të dielën në Abuja.
Vajzat fituan lirinë pas negociatave të zgjatura ndërmjet grupi Boko Haram dhe të dërguarve të qeverisë. Buhari tha se nxënëset u liruan në shkëmbim me ekstremistët e burgosur. Një numër u madh vajzash të rrëmbyera në Chibok janë ende të zhdukura.
Autoritetet thanë se 276 vajza u rrëmbyen nga një shkollë e mesme e drejtuar nga qeveria më 14 prill të vitit 2014. Afro 60 vajza që arritën të ikin gjatë orëve të para, thanë se rrëmbyesit i morën ato nga fjetoret dhe i hipën në kamionë për t'i nisur drejt pyllit.
Disa ditë më vonë, një video e shpërndarë gjerësisht tregonte mbi 100 vajza të rrëmbyera. Boko Haram tha se pengjet ishin konvertuar në islam dhe do të këmbeheshin vetëm më militantët e burgosur nga qeveria.
Rrëmbimet nxitën reagime ndërkombëtare që kërkonin lirimin e vajzave.
Militantët kanë rrëmbyer të paktën dy mijë vajza e djem që nga viti 2014. Shumë nga pengjet janë shfrytëzuar si kuzhinierë, skllave seksi, luftëtarë e madje edhe për të kryere sulme vetëvrasëse
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre
14 Janar, 11:11
-
Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se kreu transaksione me vlerë 1 mln € 'para krimi' nga karta e kreditit të një shqiptari! (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
14 Janar, 10:40
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat shitje
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34