NIGERI - Qindra të krishterë e myslimanë janë mbledhur sot në stadiumin e Lagos në Nigeri duke u lutur për kthimin e 200 nxënësve të rrëmbyera nga grupi ekstremist “Boko Haram” muajin ekaluar.
Lutjet janë zhvilluar sot, vetëm një ditë pasi ushtria nigeriane tregoi vendin se ku po mbahen vajzat.
Kjo e fundit përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës për të shpëtuar vajzat. Gjatë lutjes, imami i Nigerisë u shpreh se njoftimi i ushtrisë ishte një shenjë pozitive.
Ndërkohë, të hënën u fol për një marrëveshje të mbyllur për marrjen e vajzave në këmbim të të burgosurve të "Boko Haram", e cila u anulua në minutën e fundit.
Gjatë fundjavës, kryetari i Senatit, David Mark përjashtoi kategorikisht mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me “Boko Haram”, ndërsa zyrtarë të tjerë mendojnë se as bastisja nuk do të zgjidhte problemin pasi mund të çonte në vrasjen e shumë të pafajshmëve.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com