Dyshohet se para tre javësh vajzat janë rrëmbyer nga shkolla nga militantë islamikë.
Presidenti është kritikuar shumë nga publiku. Pas 1 muaji nga rrëmbimi i vajzave, kjo ishte hera e parë që Joanthan foli.
"Ne premtojmë që kudo që të jenë vajzat, ne do t'i gjejmë dhe do t’i kthejmë në shtëpi", tha ai për televizionet e vendit.

Ai shtoi se pavarësisht kërkimeve nga ana e ushtrisë dhe të forcave të sigurisë nuk ka asnjë gjurmë për vajzat , ndërsa shtoi se familjet duhet të bashkëpunojnë "qeveria ka nevojë për ndihmë", bëri apel ai.
Militanti islamik i njohur si Boko Haram, emri i të cilit do të thotë "Edukimi perëndimor është mëkat", besohet se qëndron pas rrëmbimit të 200 vajzave nga një shkollë në Chibok.
Militantët kanë zhvilluar një fushatë të dhunshme në veri-lindje dhe kanë vrarë qindra krishterë dhe myslimanë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
