NIGERI - Të paktën 29 persona, mes tyre 28 studentë dhe 1 mësues, kanë mbetur të vrarë në një sulm të organizuar nga ekstremistët islamikë në një kolegj. Lajmi është bërë i ditur nga Skynews. 

Në bazë të informacioneve të para, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin Mamudo, në verilindje të Nigerisë. Të mbijetuarit e sulmit, janë shtruar në spital dhe kanë marrë plagë nga armë zjarri dhe janë djegur të gjallë, raporton Skynews. 

I ati i dy prej viktimave tha se në shkollë nuk ka pasur asnjë masë sigurie pavarsisht angazhimit të mijëra ushtarëve, që qeveria ka deklaruar gjendje emergjente në mesin e muajit maj në tre shtete të pjesës verilindore. 

Redaksia Online
(l.ç./mag/shqiptarja.com)