NIGERI- Të paktën 40 persona janë vrarë gjatë një sulmi mbrëmjen e vonë të së dielës në Nigeri. Ngjarja ka ndodhur pas një shpërthimi me bombë në stadiumin e Mub-it, i vënë në shënjestër nga grupi terrorist “Boko Haram”. Sipas dëshmitarëve okularë, persona të armatosur, të maskuar kanë hapur zjarr mbi njerëzit, duke u vënë flakën shtëpive të tyre.

Vetëm 10 ditë më parë “Boko Haram” ka sulmuar qytetin e Jos-it në Nigeri duke vënë dy bomba dhe duke shkaktuar mbi 100 të vdekur . Disa ditë më vonë, bastisi disa fshatra në veri të qytetit Borno duke vrarë të paktën 30 persona.

“Boko Haram” është një grup ekstremist islamik i themeluar që në vitin 2002 nga sheiku Mohammed Jusuf me qëllim luftimin e çdo risie me bazë perëndimore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)